Humb jetën i riu në QSUT, u infektua nga ‘Ethet e minjve’

Humb jetën i riu në QSUT, u infektua nga ‘Ethet e minjve’

18:51, 15/08/2019
A+ Aa A-

Një 32 vjeçar nga Erseka i prekur nga ‘Ethet e minjve’ ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza’ në Tiranë.

Lajmin e ka dhënë, shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo, e cila ka informuar se ky është rasti i parë në Shqipëri, ku një person humb jetën nga sëmundja e ‘Ethes së minjve’

Ndërkohë që informoi se këtë vit në spital janë paraqitur 2 raste të tilla.

Mjekja shpjegoi më tej se sëmundja transmetohet nga kontaminimi i ushqimit me miun e kuq që ndeshet në zonat malore.

‘Ne mund të sëmuremi nga ethet e minjve nëpërmjet marrjes së leptospirës, e cila merret nga çdo lloj miu dhe ethja tjetër që është ethja e marrë nga minjtë që janë brejtës me ngjyrë të kuqe. Njeriu infektohet nëpërmjet kontaktit të ushqimit që është infektuar nga këta lloj brejtësish.

Të prekurit shfaqin temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe muskujsh,-tha mjekja e cila u bëri apel qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë prej këtyre simptomave.

‘Simptomat kryesore janë temperatura e lartë, dhimbja e kokës, e muskujve dhe e artikulacioneve shoqëruar me gjakderdhje.’

Këtë vit ethet e minjve janë shfaqur edhe në Kosovë, ku ka humbur jetën një 21 vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco