Thirrje e Institutit të Shëndetit Publik: Kujdes, merrni këto masa ndaj të nxehtit përvëlues!

Thirrje e Institutit të Shëndetit Publik: Kujdes, merrni këto masa ndaj të nxehtit përvëlues!

09:45, 14/08/2019
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi sot që në mënyrë që qytetarët të shmangin efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave nga  ora 11:00 deri në 17:00. 

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor. 

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë. 

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë. 

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. 

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje. 

Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco