Meteorologët ushtarakë: Priten ulje e temperaturave dhe shira, ja zonat Bradoshnicë, Tropojë! Gusht 2019

Meteorologët ushtarakë: Priten ulje e temperaturave dhe shira, ja zonat

14:35, 13/08/2019

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash. 

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona. 

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë. 

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.

Parashikohen në: 
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco