Pa ujë në kulmin e të nxehtit/ Banorët e Tiranës paralajmërojnë protesta

Pa ujë në kulmin e të nxehtit/ Banorët e Tiranës paralajmërojnë protesta

22:35, 12/08/2019

Kjo e hënë shënoi dhe temperaturat më të larta të vitit. Termometri në kryeqytet shënoi rreth 40 gradë. Një pjesë e mirë e banorëve të Tiranës veç të nxehtit duhet të vuanin edhe mungesën e ujit të pijshëm.

Që prej mëngjesit të kësaj të hëne banorët e zonës se Freskut nuk kanë patur ujë. Siç denoncojnë në Opinion.al,  kjo situatë është përsëritur shpesh gjatë verës.

Qytetarët kanë kontaktuar pranë UKT, por sipas tyre, askush nuk u jep zgjidhje.

Ata paralajmërojnë se nëse kjo situatë përsëritet do te dalin në protestë duke bllokuar rrugët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco