FOTO/ Temperatura përvëluese, ja si nis dhe vazhdon java

FOTO/ Temperatura përvëluese, ja si nis dhe vazhdon java

22:55, 11/08/2019

Dita e sotme ishte dhe me e nxehta e regjistruar për këtë vit me temperaturën më të lartë të regjistruar në qytetin e Elbasanit me 41.5°C!!!

Gjithashtu temperatura të larta termometri shënoi edhe në vende të tjera si Gjirokastër 40.4°C si dhe Berat e Tiranë me 38.0°C. Por ccfarë na pret për javën në vijim?

Kryefjala e javës do të jetë moti i kthjellët.

Përjashtim bën dita e Mërkurë dhe ajo e Enjte ku pritet depërtimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme me origjinë perëndimore.

Moti do të jetë kryesisht i kthjellët por do të ketë edhe prezencë të vranësirave kalimtare shoqëruar me reshje shiu në formë shtrëngatash (dita e Mërkurë) në zonën e veriut. Dita e Enjte do të ketë vranësira kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Gjithashtu vlen për tu theksuar se edhe e hena pritet të jetë një tjetër ditë e nxehtë me temperatura të larta (në vlerat e mesditës 40-42°C) ndërsa me kalimin e ditëve pritet tërheqja e masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut me temperaturat e mesditës të cilat do të zbresin në vlerat e tyre normale për periudhën në të cilën ndodhemi.

Moti per 5 ditet e ardhshme, nga Sherbimi Meteorologjik Ushtarak:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco