Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin pasdite dhe nesër

Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin pasdite dhe nesër

13:53, 11/08/2019

Shiu duket se është larguar nga vendi ynë, ndërsa vendin e ka zënë dielli përvëlues.

Pasditja e sotme dhe dita e nesërme do të karakterizohen nga temperaturat e larta.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për pasditen e sotme dhe ditën e hënë.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 34 °C

në vendet e ulëta: 22/ 38 °C

në vendet malore: 16 / 32 °C.

Image

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.

Rreziku nga zjarret

Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik ‘i lartë’ në qarqet Fier dhe Vlorë dhe rrezik ‘i moderuar’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik ‘i lartë’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Berat (Jug-Perëndim), Shkodër (Lindje), Kukës (Perëndim) Dibër (Lindje- Perëndim), Tiranë (Jug-Lindje), Durrës (Jug) Gjirokastër (Veri-Lindje, Jug).

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco