FOTO/ Shqiptarët festojnë Kurban Bajramin, pamje nga falja në Tiranë

FOTO/ Shqiptarët festojnë Kurban Bajramin, pamje nga falja në Tiranë

08:38, 11/08/2019

Mijëra besimtarë myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin.

Besimtarët shqiptarë kanë falur në orët e para të mëngjesit festën e Kurban Bajramit në Sheshin ‘Skënderbej’.

Besimtarët iu drejtuan Zotit me lutje për më shumë paqe dhe harmoni.

Në mesazhin e tij para qytetarëve, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se simbolika e kësaj dite është kurbani, si shenjë mirënjohjeje ndaj Allahut.

‘Allahut i intereson devotshmëria jonë. Te Allahu nuk arrin as mishi dhe as gjaku i Kurbanit, por bindja ndaj tij. Sot në këtë ditë besimi Bajrami. Dëshmia e sakrificës na bën që ti jemi Zotit mirënjohës.

Kjo na nxit të jemi gjithmonë të gatshëm dhe të bëjmë sakrifica për fe dhe atdhe. Kurbani do të thotë afrim të njeriut me krijuesin. Njerëzit nuk duhet t’i ndërpresin shpresat te Allahu’, tha ai ndër të tjera.

Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin.

Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.

Emërtimi ‘Kurban Bajrami’ në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë ‘Festa e Flijimit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Haxhiu11/08/2019 18:48

Rruajna Zot nga Islami!!!!

Mehmet11/08/2019 18:11

O Jas fut ndonje Emer Turku me mire o extremist .UNE shpreha nje mendimn dhe ashtu eshte Jo qe jam kunder fese ose atyre qe e praktikojne .KY eshte realiteti.kam 20 vjet ne perendim dhe keshtu mendoj kjo nga experienca Jas MOS ofendo se po ofendove do ta marresh njesoj pergjigje.

Mehmet11/08/2019 17:38

For Jas fuck off

Haxhiu11/08/2019 17:02

Rruajna Zot nga Islami!!!!

Meda11/08/2019 15:19

Mos i paragjyko fytyrat more Mehmet, ata po kryejne nje obligim ne shpirtin e tyre ne lidhje me Krijuesin dhe Ti je shume i vogel , ose i paditur qe ngutesh dhe paragjykon!!! Jo Mehmet, jo, lexo dhe kupto; Jo mehmet jo, ta dish qe kjo jete perfundon shpejt dhe te kesh besim qe do japim llogari pastaj, mos e merr loje Mehmet, lere evropen ne pune te vet dhe te vije tek Ne kur ka bo Zoti emer! Nderime Mehmet!

Haxhiu11/08/2019 14:34

Ruajna Zot nga Islami????

jas11/08/2019 13:45

O Mehmet o kokmut rri mos fol

Mehmet Ismaili11/08/2019 13:20

Te gjith keta politikanet tane folin per fene ,Luther,kurban Bajramin etjera por asnjeri prej tyre nuk shkon ne xhami apo nuk lutet kjo tregon se ATA Jan fallco si ne Fe ashtu dhe e sigurte fallco ne politike pra I Kan 100 fytyra dhe 100shpirta per ate qe bejne.

Bajrom11/08/2019 11:07

Boboboboooo.. gjithesesi, Gezuar Bajramin

Mehmet11/08/2019 11:06

Kurr ne evrope nuk futemi me keto pamje kjo eshte e sigurte dhe tjetra ATO pamjet ne keto foto ne numrat 9:17 dhe 11:17 ATO grate atje nuk duken shqiptare ????Ja bete naften dhe Shqiperise e bete multicultural me fytyra skandaloze

Shto koment

Denonco