Gjykata refuzoi malin e Tomorit zonë e mbrojtur, turistët e huaj dhe vendas firmosin peticion

Gjykata refuzoi malin e Tomorit zonë e mbrojtur, turistët e huaj dhe vendas firmosin peticion

20:26, 07/08/2019
A+ Aa A-

Disa ditë më parë Gjykata Administrative refuzoi vendimin e qeverisë për shpalljen e Malit të Tomorrit, zonë e mbrojtur.

Pas këtij vendimi banorë të Beratit, por edhe turistë të huaj kanë nisur firmosjen e një peticioni kundër vendimit të Administratives.

Nga dita e shtunë dhe aktualisht janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyrore të malit të Tomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar.

Të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e Smile Albania, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është nga më të frekuentuarit dhe me interes gjithnjë e në rritje për tu vizituar nga turistët.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco