Kujdes! Rikthehet i nxehti afrikan/ Ja si do të jenë dy javët e para të gushtit

Kujdes! Rikthehet i nxehti afrikan/ Ja si do të jenë dy javët e para të gushtit

17:45, 04/08/2019
A+ Aa A-

Gjysma e parë e gushtit pritet të ketë temperatura të larta dhe thatësirë.

Sipas sinoptikanëve, ditë të nxehta dhe të thata pritet të karakterizojnë pjesën më të madhe të territorit deri në datën 15 gusht.

Ndërsa rrebeshe të izoluara shiu mund të ketë gjatë mbrëmjeve por vetëm në zonat malore.

Temperaturat pritet të kalojnë 39°C gjatë javës së dytë, pra nga data 7 deri në datën 14-15 gusht.

Vala e të nxehtit që do të godasë vendin gjatë kësaj periudhe mund të jetë e rrezikshme për qytetarët kështu që këshillohet të tregohet kujdes ndaj ekspozimit në mjedise të hapura gjatë orëve të mesditës.

Zonat ku priten temperaturat më të larta janë Shkodër-Lezhë, Tiranë-Elbasan, Berat-Kuçovë dhe Gjirokastër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco