Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Surprizat/ Çfarë do të ndodhë me motin sot në Shqipëri

Surprizat/ Çfarë do të ndodhë me motin sot në Shqipëri

08:10, 03/08/2019
A+ Aa A-

Pas ditëve më vapë të madhe, moti duket se do të bëjë një kthesë.

Temperaturat do të ulen dhe reshjet e rrebeshet e shiut do të rikthehen në vend.

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të pësojnë zhvillim ne zonat veri-veriperëndimore duke sjellë rrebeshe shiu afat-shkurtër.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në zonat qendrore-jugore duke lëne me vranësira të dendura dhe shira të izoluar zonat veriore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtësinë maksimale 60 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco