Diell dhe reshje të izoluara në disa qarqe/ Ja si nis gushti në Shqipëri

Diell dhe reshje të izoluara në disa qarqe/ Ja si nis gushti në Shqipëri

23:37, 31/07/2019
A+ Aa A-

E enjte, 1 Gusht 2019

RESHJET

Nesër (e enjte, dt.01), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara të qarqeve,  gjatë pasditeve, të shfaqet ndonjë reshje e izoluar, në përgjithësi e dobët, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 34 °C

në vendet malore: 16 / 31 °C.

ERA

Nesër (e enjte, dt.01) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në bregdet dhe në terrenet malore.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco