Kthesa e befasishme e motit/ Shi dhe rrebeshe. Ja si do të jetë fundjava dhe dita e hënë

Kthesa e befasishme e motit/ Shi dhe rrebeshe. Ja si do të jetë fundjava dhe dita e hënë

17:25, 26/07/2019
A+ Aa A-

Ditët me diell dhe vapë të tmerrshme do të lihen pas. Fundjava pritet të sjellë një mot më të kthjellët dh me vranësira të herëpashershme.

Sipas asaj që poston Meteoalb, fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet do të jenë me vranësira dhe rrebeshe shiu nëpër zonat malore.

Gjithsesi, moti do të paraqitet me vranësira, por temperaturat do të jenë në kufijtë maksimalë.

Njoftimi i Meteoalb:

Fundjava paraqitet me kthjellime gjatë paradites, por pasditet sjellin zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në zonat malore.

Gjatë natë së dielë dhe mëngjesit të së hënës vijon me vranësira dhe shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Mesdita e së hënës sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat:

Temperaturat e ajrit në fundjavë mbeten të larta, në vlerat 35 deri 36 gradë, por java tjetër sjell rënie të ndjeshme të temperaturave me të paktën 7 gradë celcius.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco