Vijojnë ditët e nxehta/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Vijojnë ditët e nxehta/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:38, 24/07/2019
A+ Aa A-

Parashikimi i motit, 25 Korrik 2019, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET 

Nesër (e enjte, dt.25), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 

Mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve në terrenet malore është mjaft e vogël. 

TEMPERATURAT 

Nesër (e enjte, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 

në bregdet: 22/ 33 °C 

në vendet e ulëta: 21 / 36 °C 

në vendet malore: 15 / 30 °C 

ERA 

Nesër (e enjte, dt.25) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco