'Mirë se vjen në shtëpi', Tirana Bank i mirëpret emigrantët me kushte të favorshme kredie

'Mirë se vjen në shtëpi', Tirana Bank i mirëpret emigrantët me kushte të favorshme kredie

09:00, 24/07/2019
A+ Aa A-

Gjatë periudhës së verës një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve kthehen në atdhe për të kaluar pushimet pranë të afërmve. Shumë prej tyre dëshirojnë të plotësojnë ëndrrën e të pasurit te një shtëpie, aty ku kanë rrënjët e veta.

Tirana Bank u gjendet pranë atyre tashmë me anën e dy produkteve tëideuaraposaçërishtpër të gjithëemigrantët: “Kredinë për Blerje” dhe atë për “Ndërtim dhe Rikonstruksion Shtëpie”, duke iu dhënë mundësinë të investojnë në vendin e tyre, për familjen dhe brezat e ardhshëm.

Kjo kredi ofrohet në monedhat LEK dhe EURO, me karakteristikat e mëposhtme:

  • Limit maksimal kreditimi deri ne EUR 300,000 (ekuivalenti në monedhën LEK) për blerje / ndërtim shtëpie dhe EUR 200,000 (ekuivalenti në monedhën LEK) për rikonstruksion shtëpie.
  • Afat maturimi deri në 30 vjet për blerje / ndërtim shtëpie dhe 20 vjet për rikonstruksion shtëpie.
  • Pjesëmarrja e bankës në financim deri në 70% të vlerës së pronës e cila është objekt financimi
  • Hipotekë e rangut të parë mbi  pronën që financohet.
  • Norma interesi konkurruese në treg duke filluar nga 3.5% (në Lek) dhe 2% (në EUR) fikse për vitin e parë.
  • Me këtë ofertë promocionale të veçantë në llojin e saj, Tirana Bank i jep mundësinë e plotësimit të dëshirës individëve, çifteve të reja apo familjeve të këtij grupi (shtetas shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë) të cilët kërkojnë të blejnë një shtëpi të re, ose të rindërtojnë shtëpinë ekzistuese apo edhe të ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre nga e para.

Ata mund të përfitojnë nga procesi i shpejtë i aprovimit, që synon t’iu kursejë sa më shumë kohë duke i ofruar paralelisht dhe normat e ulëta të interesit, ndër më të mirat në treg.

Rrënjët të thërrasin, si një shqiponjë që kthehet në fole. Mirësevjen në Shtëpi, në Shqipëri!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco