Vendimi i qeverisë/ Fëmijët nën 14 vjeç nuk do lejohen më në qendrat e internetit pa prindër

Vendimi i qeverisë/ Fëmijët nën 14 vjeç nuk do lejohen më në qendrat e internetit pa prindër

17:13, 22/07/2019
A+ Aa A-

Një vendim i sotëm i Qeverisë kërkon tu ndalojë fëmijëve nën 14 vjeç, hyrjen në qendrat e internetit pa praninë e prindërve ose një figure madhore.

Propozimi ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë që kërkon të kufizojë aksesin brenda këtyre subjekteve të personave që nuk kanë mbushur ende 14 vjeç, pa shoqërimin  e prindërve.

Propozimi tashmë është miratuar nga Qeveria, dhe duhet të shfaqet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit.

Ky vendim sigurisht që kërkon të mbrojë më shumë fëmijët nga interneti i pasigurtë, por në anën tjerë do sjellë edhe mbylljen e një tjetër biznesi të vogël.

Ndërkohë që fare mirë mund të kishte vendosur kritere më të forta për qendrat e internetit, për internet më të sigurtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco