Sizmiologu i njohur paralajmëron një tërmet apokaliptik në Ballkan

Sizmiologu i njohur paralajmëron një tërmet apokaliptik në Ballkan

14:17, 22/07/2019

Pas tërmetit të madh 5.1 ballë të shënjuar ditët e fundit në rajonin e Athinës drejtori i Institutit Gjeodinamik, Akis Tselentis, ka folur për mundësinë e një tërmeti edhe më të madh, 6 Ballë Rihter, duke paralajmëruar se, ‘ne duhet të jemi gati’.

‘Ne kemi një gjigant pranë nesh. Alkyonides. Në një moment, ata do të bërtasin dhe shpërthejnë, dhe pastaj mjerim’, deklaroi Tchelentis për ANT1, sot të hënën në mëngjes duke paralajmëruar se, ‘duhet të jemi gati’.

Sizmologu i njohur, foli për një tërmet prej 30 herë më të madh, nga 6 Rihter, duke theksuar ‘se në çdo çast ai mund të ndodhë!’.

Me tërmetin 5,1 Rihter që goditi Athinën tre ditë më parë, ai vuri në dukje se: ‘Të gjithë thonë se Athina e përballoi. Nuk e përballoi. Mendoni se çfarë do të ndodhte në qoftë se tërmeti të ishte 6 Rihter. Kjo është, 30 herë më e madhe’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco