Moti për sot/ Ditë me diell, por në orët e pasdites ndryshon gjithçka

Moti për sot/ Ditë me diell, por në orët e pasdites ndryshon gjithçka

08:23, 21/07/2019
A+ Aa A-

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Por në orët e pasdites pritet që moti të ndryshojë, të paktën në zonat malore.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në Shqipëri.

Ditën e sotme në përgjithësi, nuk priten reshje.

Vetëm gjatë pasditeve në zona të kufizuara të qarqeve (sidomos ato malore) mund të shfaqet ndonjë reshje në formën e shtrëngatës (shoqëruar me rrufe, breshër dhe erë të fortë momentale), më e mundshme gjatë pasdites së sotme.

Temperaturat për sot:

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 17 / 29 °C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco