ISHP paralajmëron qytetarët për virusin e gripit të syrit

ISHP paralajmëron qytetarët për virusin e gripit të syrit

08:27, 19/07/2019

Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron qytetarët për një virus të ri që qarkullon këtë verë në vendin tonë. Virusi i gripit të syrit është i formës agresive dhe shenjat e tij fillojnë dy javë pas prekjes.

Sipas ISHP ky virus është ngjitës dhe transmetohet përmes kontakteve me duart dhe sendet e ndryshme. Ai mund të transmetohet dhe me anë të ajrit, duarve, peshqirëve apo këllëfi i jastëkut.Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se mjediset më të përshtatshme për t’u përhapur ky virus janë plazhet apo pishinat.

Simptomat e këtij virusi janë sytë e fryrë, të skuqur dhe vështirësi në shikim deri në mbyllje të syrit.

ISHP iu bën thirrje qytetarëve të mos i neglizhojnë këto simptoma pasi virusi mund të shkaktojë dhe komplikacione të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco