Ikin ditët e freskëta/ Vjen paralajmërimi i frikshëm nga ekspertët

Ikin ditët e freskëta/ Vjen paralajmërimi i frikshëm nga ekspertët

15:05, 18/07/2019
A+ Aa A-

Ditët e freskëta të fillimit të Korrikut nuk do të zgjasin edhe për shumë, për t’ia lënë vendin të nxehtit afrikan që pritet të pushtojë sërish Europën.

Sinoptikanët paralajmërojnë rikthimin e temperaturave ekstreme në pjesën më të madhe të kontinentit.

Agjencia franceze e motit, Meteo France, njoftoi se vala e dytë e të nxehtit pritet të vijë në fillim të javës së ardhme.

Termometri do të arrijë në 35 gradë Celcius, ndërsa fundjavën e ardhshme pritet të shkojë mbi 40 gradë Celcius.

Krahas Francës, që gjatë valës së parë preku rekordin kombëtar të temperaturave 45.9 gradë, i nxehti pritet të godasë vendet iberike, por edhe Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes.

Fundi i muajit qershor alarmoi ndjeshëm autoritetet europiane për jetën e qytetarëve, kryesisht të pastrehëve dhe të moshuarve.

Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në Arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që prodhon mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco