VIDEO/ Vjehrra i shkatërroi martesën, burri i 'shiti' vajzën/ Nëna përballet me të vërtetën e hidhur pas 27 vitesh

VIDEO/ Vjehrra i shkatërroi martesën, burri i 'shiti' vajzën/ Nëna përballet me të vërtetën e hidhur pas 27 vitesh

22:37, 16/07/2019
A+ Aa A-

Ishte një 19-vjeçare në momentin kur vendosi të martohej në vitin 1991. Feim Kocija nga Cakrani ishte djali që familja ia prezantoi vajzës nga Fieri. Lefteria nuk do ta kishte cuar kurrë në mendje se fill pas kësaj martese do të lindnin hendeqe të mëdha. Kur ishte në muajin e 3-të të shtatzënisë edhe pse marrëdhëniet mes ciftit ishin të mira, do të ishte Bukuria vjehrra e saj që nuk do të lejonte që kjo harmoni të shkonte gjatë.

Në atë kohë Feimi punonte në kooperativë, ndërsa Lefteria iu nënshtrua vetëm fatit të saj. Feimi e dëgjonte shumë nënën e tij. Në kohën e ndryshimeve të mëdha Feimi pati provuar edhe emigrimin. Ai kalonte ilegalisht kufirin në Greqi nga mali, punonte me sezone dhe kthehej sërish. Vjehrra detyronte nusen të punonte tokën, paçka se e reja ishte shtatzënë. Asnjëherë nuk shkoi në qendrën shëndetësore për të parë mbarëvajtjen e shtatzënisë. Një martesë e destinuar të dështonte.

Kur Leferija iu nënshtrua fatit të saj, që në kohën kur lindi vajzën dhe nuk e pa më me sy. Lefteri detyrohej që në cdo moment ti nënshtrohej kërkesave që kishte vjehrra e saj. Ndërsa punonte arave erdhi casti që Lefteria të lindte. Kaloi vështirësi të mëdha, kur iu desh të përshkonte në këmbë në dy fshatra për të mbërritur deri në qendrën shëndetësore më të afërt. E kalo edhe këtë siklet, kur Lefteri solli në jetë vajzën e saj më 2 mars të vitit 1992. Ajo vendos ta quajë Jonida, gëzimi më i madh vecanërisht për Lefterinë, e cila kishte vuajtur shumë. Edhe pas kësaj, familja ku ajo jetonte nuk u kënaq kurrë. Vjehrra donte djalë ndërsa sillej me nusen e saj edhe më keq. Vajza ishte 10 muajshe, kur Feimi nis të vë dorë mbi bashkëshorten e tij.

Lefteria detyrohet që pas gjithë mundimeve të pranojë të fundit nga bashkëshorti i saj, nxjerrjen jashtë nga shtëpia bashkë me foshnjën. Ajo shkon në pragun e shtëpisë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa e vjehrra e kërcënon me jetë. Në gjithë këtë episod traume Lefteri lë vajzën dhe tenton të mbytet. Fatmirësisht i shpëton këtij vendimi fatal ndërsa kthehet për hir të vajzës. I shoqi i thotë se foshnjën e kishte lënë në derën e spitalit të fëmijëve në Fier, atje ku ajo nuk shkoi kurrë për ta kërkuar, për shkak të te gjitha rrethanave që ndodhën.

Sot, pengu i kësaj nëne mbetet Jonida Kocija. 27-vjecarja që kërkohet nga Lefteria, nëna që e lindi por nuk e pati më kurrë. Ajo u lind në Cakran dhe baba Feimi e la ne derën e spitalit të fëmijëve në Fier datën e 23 nëntorit të vitit 1992. Pas braktisjes nga familja, fati i vajzën u nis në korridoret e spitalin për të përfunduar më pas në shtëpinë e fëmijës Vlorë, prej aty ku nëna s’ka mundur të mësojë asgjë lidhur me fatin e Jonidës së vogël. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco