Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Po! Ky ishte koncerti më I madh I vitit!

Po! Ky ishte koncerti më I madh I vitit!

19:59, 16/07/2019
A+ Aa A-

Digitalb siç kishte premtuar solli mbrëmë në sheshin Skënderbej atmosferën më të zjarrtë të këtij viti, dhe jo vetëm. Një maratonë e vertetë që zgjati më shumë se 7 orë në Sheshin Skënderbej të mbushur si pak herë më parë e me të pranishëm Yjet e skenës muzikore të Shqiptarisë.

Spektaklin e nisi Luana Vjollca që prezantoi live dhe eksluzivisht hitin e saj me yllin ndërkombëtar të muzikës Faydee.

Image

Atmosfera vazhdoi e zjarrtë me Soni Malaj e cila veç performancës me trupin e baletit solli surprizë Agon Amiga dhe Daim Lala.

Image

Në skenë u ngjitën më pas Young Zerka

Image

Ronela Hajati

Image

Pas kohësh mungese edhe Vedat Ademi.

Image

Po ashtu Jericho sollën atmosferën rrock me tingujt e këngeve të tyre të ngjyrosura kuq e zi.

Image

Skena u ndez nga Kida e cila këndoi hitet më të njohura me publikun që këndonte njëzëri me të.

Image

Digitalb prezantoi në shesh edhe Promon më të re, një realizim shpërthyes, me sloganin “Vazhdo të ëndërrosh”

Dritan Shakohoxha I cili gjithashtu ndante ditëlindjen me Digitalb mes fishekzjarreve që çanë qiellin e kryeqytetit ( foto) ftoi në skenë një tjetër artist me një përvjetor artistik, edhe ai bënte 15 vjeç sa Digitalb – Alban Skënderaj

Image

Publiku vazhdoi të kërcente dhe këndonte pavarësisht orëve që kalonin në shesh me Tayna

Image

Mc Kresha & Lyrical Son

Image

Yll Limani

Image

dhe bishën e skenës Aurela Gaçe. 

Image

Nuk do të kishte kuptim festimi I Digitalb pa himnin e dytë të kombit “Kuq e Zi je ti” me divën Elvana Gjata e cila solli edhe hitet e saj më të reja me një performancë rrënqethëse.

Image

Festën e 15 vjetorit e mbylli Ledri Vula I cili e mbajti sheshin në ajër deri në orët e para të mëngjesit, duke mbyllur kështu festimet e gjata të 15 vjetorit të kompanisë mediatike më të dashur të Shqiptarëve anë e kënd globit.

Image

Digitalb hyn kështu në vitin e 16 me një sugjerim të vetëm “Vazhdoni të ëndërroni”

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco