Shifra e frikshme/ 2 % e popullsisë iku nga Shqipëria vetëm në 2017

Shifra e frikshme/ 2 % e popullsisë iku nga Shqipëria vetëm në 2017

16:08, 16/07/2019

Një e dhënë shumë shqetësuese vjen nga statistikat e Eurostat për vitin 2017, sipas të cilave 51712 shqiptarë janë bërë rezidentë të Bashkimit Evropian. Për një popullsi 2.8 milionë, kjo do të thotë se 2% ka emigruar vetëm më 2017.

Italia, Greqia e Gjermania janë vendet që kanë dhënë numrin më të madh të lejeve të qëndrimit. Këto vende konfirmohen si të preferuarat e shqiptarëve, ndikuar si nga afërsia gjeografike me Shqipërinjë ashtu edhe nga lidhjet familjare me emigrantët e brezit të parë.

Shqipëria zë vendin e parë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit për numrin e qytetarëve të emigruar më 2017. Fqinja e saj, Maqedonia e Veriut, ka vetëm 16 mijë. Keq edhe Kosova, me 26 mijë leje qëndrimi për qytetarët e saj në BE.

Dështimi dhe suksesi i një shteti maten me aftësinë për t’ju ofruar mirëqenie e punë qytetarëve të tij. Duket se autoritetet shqiptare janë të papërgjegjshëm që nuk kanë as idenë apo dëshirën më të vogël për shërimin e kësaj plage ekonomike, por para së gjithash shoqërore e kulturore.

Shqiptarët jo vetëm që emigrojnë, por nuk kthehen më pas, kryesisht për dy arsye: së pari ne shqiptarët integrohemi lehtësisht në vendet pritëse; së dyti, mungojnë politikat e qeverisë shqiptare për të nxitur rikthimin e emigrantëve. /albanianews.it

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco