VIDEO/ Nata ditë nga shkrepëtimat, tërbohet moti në Dhërmi. Ja ç'po ndodh

VIDEO/ Nata ditë nga shkrepëtimat, tërbohet moti në Dhërmi. Ja ç'po ndodh

22:38, 10/07/2019
A+ Aa A-

Ndryshimi i papritur i motit është shoqëruar me dëme të shumta në disa qytete të vendit.

Kështu në Dhërmi, një prej zonave më të populluara me turistë gjatë sezonit veror, nuk kanë munguar reshjet e shiut por edhe shkreptimat e fuqishme.

Siç shkruan edhe gazetari Armir Shkurti në Facebook: “Nata ditë nga shkrepëtimat”.

Ndërkohë siç shihet edhe në videot live të publikuara prej tij, nuk mungon as shiu i rrëmbyeshëm.

Moti me shtrëngata dhe me reshje shiu nuk ka kursyer as zonën e Velipojës, ku shumë pemë janë rrëzuar dhe si pasojë kanë bllokuar rrugët dytësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco