Çuditë e motit/ Nga nesër koha ndryshon në ekstrem

Çuditë e motit/ Nga nesër koha ndryshon në ekstrem

21:18, 09/07/2019
A+ Aa A-

Javët e fundit të gjithë jemi ankuar nga temperaturat e larta, por me sa duket ditëve me diell po u vjen fundi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës nesër moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu, në të gjithë territorin e vendit, ku priten edhe shtrëngata.

Edhe temperaturat do të pësojnë ulje, ku në bregdet temperatura maksimale do të shënojë 30  gradë C dhe ajo minimale 22°C, në vendet e ulëta temperatura do të luhatet nga 21 / 30 °C, ndërsa në vendet malore: 17 / 22 °C

 'Sot pasdite (e martë dt.09) dhe nesër (e mërkurë dt.10) priten reshje në gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër,

Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan reshjet priten të jenë mesatare të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera reshjet priten të

jenë të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Duhet theksuar që shumica e reshjeve do të jenë nesër.

Temperaturat

Të mërkurë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 30 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 17 / 22 °C

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco