Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot proteta e opozitës të bashkia e Tiranës

Presidenti i Austrisë vlerëson me 'Dekoratën e Lartë të Nderit', biznesmenin Samir Mane

Presidenti i Austrisë vlerëson me 'Dekoratën e Lartë të Nderit', biznesmenin Samir Mane

10:51, 09/07/2019
A+ Aa A-

Me rastin e dekorimit të biznesmenit Samir Mane nga ana e presidentit të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z Alexander Van der Bellen, u zhvillua dje në mbrëmjenjë ceremoni në rezidencën e ambasadorit austriak në Tiranë, Sh.T.Z Johann Sattler.

Z. Mane iu dorëzua nga ambasadori i Austrisë në vendin tonë një ndër vlerësimet më të larta shtetërore, “Dekorata e Lartëe Nderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë”, akorduar nga presidenti i këtij shteti.

Ambasadori Sattler u shpreh gjatë dhënies së dekoratës se: “Austria është një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekonominë shqiptare dhe ju keni luajtur një rol të jashtëzakonshëm në këtë histori suksesi me investimet tuaja, nga qendrat tregtare e deri në turizëm, nga agrobiznesi në industrinë minerare.Ju keni bërë lidhjen ndërmjet vendeve tona. Gjithashtu, ju jeni një investitor rajonal i njohur në Ballkan dhe nje kontribues në shoqëri duke i kthyer komunitetit atë për të cilën ka shumë nevojë ky vend”.

Biznesmeni Mane, tepër i nderuar nga ky vlerësim që iu bë, duke falenderuar Presidentin e Austrisë u shpreh: “Lidhjet e mia me Austrinë janë shumë te forta. Unë erdha në këtë vend si emigrant dhe u ktheva si biznesmen pas 14 vjetësh duke më ofruar një mundësi shumë të madhe. Bërja e biznesit në Austri më ka ndihmuar shumë për zhvillimin e biznesit në vende të ndryshme, përfshi Shqipërinë dhe jam i sigurt që edhe në të ardhmen bashkëpunimi ynë do të vijojë të jetë i shkëlqyer”.

Samir Mane i hodhi hapat e tij të parë me kompaninëAlbaTradenë Vjenë të Austrisë në vitin 1993 dhe sotai është president i Grupit Balfin qënumëron mbi 5 mijë punonjës në Shqipëri, rajon dhe më gjerë.

Aktiviteti i Grupit Balfin që ndërlidhet me Austrinë, përveç tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike me shumicë, prej disa vitesh është shtrirë edhe në fushën endërtimeve.Grupi po zhvillon një projekt të veçantë rezidencial i cili është drejt përfundimit. Kompleksindodhet në zonën e Altmünster në Austri, e cila është një zonë mjaft e njohur turistike.

Prej më shumë se 25 vitesh Grupi Balfin është një ndër grupet lider në Shqipëri dhe rajon me investimet e tij.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco