Freskohet moti, mesjava sjell ulje temperaturash dhe reshje shiu

Freskohet moti, mesjava sjell ulje temperaturash dhe reshje shiu

22:44, 07/07/2019
A+ Aa A-

Lajme të mira! Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, masat ajrore të freskëta të Evropës Veriore parashikohet që nga mesjava tjetër, të zbresin drejt jugut dhe juglindjes së kontinentit duke freskuar motin edhe në Shqipëri.

Sipas A2 CNN, pritet një rënie e temperaturave të ajrit, me të paktën 6°C në të gjithë vendin duke ulur kështu temperaturat e mesditës në 24-25°C në zonat malore dhe deri 30°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.

Mesjava sjell edhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë, edhe pse ato do të jenë të pakta.

Reshjet e pritshme në mesjavë si edhe ato lokale gjatë 10-ditëshit të dytë të korrikut, do të theksojnë freskinë e munguar që nga mesi i muajit qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco