E diel, nga masat ajrore afrikane sot priten temperatura 38 - 39°C Liqeni i Ohrit, Pogradec. Korrik 2019

E diel, nga masat ajrore afrikane sot priten temperatura 38 - 39°C

07:11, 07/07/2019
A+ Aa A-

Moti mbi vendin tonë edhe sot vijon të jetë i kthjellët por gjithashtu i nxehtë me masat ajrore nga Afrika e Veriut të cilat vijojnë “kokëfortësinë” e tyre. SHMU njofton se temperaturat në vlerat maksimale u regjistruan dje deri në 38°C në zonat e ulta por edhe ato bregdetare dhe malore prekën vlerat relativisht të larta prej 31-34°C.

Nëse u “mërzitët” me vapën duhet të bëni ende durim. Edhe sot kemi një tjetër ditë e nxehtë për vendin tonë me një rritje të lehtë të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Temperaturat pritet të prekin vlerat deri në 34°C në zonat malore, 35°C në ato bregdetare si dhe deri në 38-39°C në zonat e uleta!

Era do të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s, e qetë por përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri ato të pasdites era bëhet me rrahje deri në 10m/s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco