Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Rriten vonesat e kompanive ajrore në Rinas, ja cila anuloi më shumë fluturime

Rriten vonesat e kompanive ajrore në Rinas, ja cila anuloi më shumë fluturime

09:10, 06/07/2019
A+ Aa A-

Muaji qershor shënon një rritje të numrit të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me destinacion qytete të ndryshme europiane.

Aviacioni Civil njoftoi se ajo që bie në sy gjatë këtij muaji, është kompania Adria Airways që regjistron një numër të lartë me anulime të fluturimeve, me 4 të tilla, për tu pasuar nga kompania tjetër Blue Panorama që rregjistron 2 anulime.

Për sa i përket vonesave, kompania me numrin më të lartë është Blue Panorama me 11 të tilla e ndjekur nga kompania tjetër Fly Ernest me 5 të tilla dhe Albawings me 3.

Nga tabela rezulton se numri më i lartë i vonesave është me kompanitë që operojnë në tregun Italian për të vijuar me anulimet ku numrin kryesor e ka kompania ADRIA. Autoriteti i Aviacionit Civil apelon ndaj gjithë personave që kanë parashikuar të udhëtojnë gjatë kësaj periudhe që të kontrollojnë adresat zyrtare të aeroporteve për tu njohur me vonesat e mundshme, pasi për shkak të fluksit në gjithë Europën, pritet të ketë probleme dhe vonesa të gjata. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco