'Zjarri' me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe sot

'Zjarri' me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe sot

07:24, 04/07/2019
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) njoftoi se “zjarri” me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijoje edhe për ditën e enjte, sot, duke “lumturuar” ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare dhe “mërzitur” ata të cilët vijojnë të jenë në punë.

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore. Temperaturat në orët e mëngjesit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga vlerat 18-24°C ndërsa ato në vlerat e mesditës pothuajse me ato të ditës së sotme 37-38°C.

Era do të jetë me drejtim kryesor Veriperëndim – Verilindje kryesisht e qetë por pranë brigjeve në mesditë e pasdite fitonë shpejtësi deri në 10m/s.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco