Shqiptarët në SHBA, pagesa e tarifave për formularët e emigracionit

Shqiptarët në SHBA, pagesa e tarifave për formularët e emigracionit

07:42, 01/07/2019
A+ Aa A-

Çështje të emigracionit në SHBA, flet avokati Kieran Both.

Në varësi të formularit apo të kërkesës që po paraqisni, pagesën e tarifave përkatëse mund ta kryeni online, duke përdorur kartë krediti apo debiti ose nëpërmjet tërheqjes nga banka; nëpërmjet postës me kartë ose çek; ose personalisht në një nga filialet e Shërbimit të Emigracionit dhe të Nënshtetësisë së Shteteve të Bashkuara (USCIS). Është e domosdoshme që tarifa të jetë e saktë, përndryshe USCIS-i do ta hedhë poshtë formularin e paraqitur.

Çeqet që i dërgohen Shërbimit të Emigracionit/ Departamentit të Sigurisë Kombëtare (USCIS/DHS)

ImageKa pasoja serioze në rast ndalimi të pagesës ose kur çeqet janë të pambuluara. Një formular apo kërkesë e paraqitur që refuzohet, nuk e ruan datën kur është marrë fillimisht. Formulari refuzohet nëse është paraqitur me tarifa jo të sakta shoqëruese. Në rastin kur USCIS-i jua refuzon formularin, ju dërgon një njoftim ku shpjegohet arsyeja e refuzimit të tij.

Nëse çeku për një tarifë emigracioni kthehet mbrapsht si i papagueshëm, USCIS-i ia riparaqet pagesën bankës edhe një herë. Nëse çeku kthehet mbrapsht si i papagueshëm edhe për herë të dytë, atëherë kërkesa e paraqitur hidhet poshtë dhe vihet në ngarkim një shumë për t’u paguar. Nëse formulari apo kërkesa është aprovuar përpara pagesës së papërmbushur, USCIS gëzon të drejtën ta anullojë aprovimin. E gjithë kjo është e ndarë nga tarifë pagesat për çeqet e pambuluara si dhe nga rritjet graduale të shumave shtesë për pagesat e vonuara.

Pagesa me Kartë Krediti pranë Zyrave të Pagesave (Lockbox) të USCIS-it

Në vitin 2018, USCIS-i filloi të pranonte pagesat me kartë krediti për kërkesa dhe formularë të caktuar të cilët ishin dërguar pranë zyrave të pagesave të USCIS-it. USCIS pranon karta krediti Visa, MasterCard, AmericanExpress, Discover, karta dhuratë ose të parapaguara. Për të bërë një pagesë nëpërmjet kartës së kreditit, aplikanti duhet të fusë së bashku me secilin prej formularëve për të cilët duhen paguar tarifa të caktuara dhe një formular të firmosur G-1450,  Authorization for Credit Card Transactions (Autorizim për Transaksione Nëpërmjet Kartës së Kreditit). Pagesa mund të ndahet në karta të ndryshme krediti, por për secilën prej tyre duhet të mbushet nga një formular G-1450. Kushdo që është i autorizuar të përdorë një kartë krediti mund të paguajë për formularin, peticionin apo kërkesën tuaj. Personi që mban kartën e kreditit duhet të mbushë formularin G-1450, ta firmosë dhe t’jua japë për ta paraqitur me pjesën tjetër të dokumentacionit.

Në dallim nga çeqet të cilat mund të paraqiten për pagesë edhe një herë të dytë, çdo kërkesë që shoqërohet me formularin G-1450 do të hidhet poshtë nëse pagesa nëpërmjet kartës së kreditit do të refuzohet. Një aplikim për pagesën e të cilit janë përdorur shumë karta krediti dhe formularë shoqërues G-1450 do të hidhet poshtë sikur edhe vetëm një nga kartat e kreditit të mos pranohet. Ky formular mund të përdoret vetëm në rastet e atyre kërkesave që janë paraqitur pranë zyrave përkatëse të USCIS-it që merren me pagesat (Lockbox-et). Ai nuk duhet paraqitur pranë filialeve të USCIS-it (Field Offices), sepse aty nuk pranohet. Asnjëherë mos i ndani pagesat për një aplikim të caktuar duke përdorur kombinime të pagesave me çek dhe kartë krediti, sepse do t’ju refuzohen.

Gjithësesi, është e mundur të përdoren shumë formularë G-1450 për të ndarë pagesat në karta të ndryshme krediti, por sigurohuni mirë që shuma në total të jetë e saktë, pasi USCIS-i do t’jua hedhë poshtë kërkesën nëse dërgoni një shumë jo të saktë. është e këshillueshme të merrni në telefon paraprakisht kompaninë e kartës së kreditit dhe ta njoftoni për pagesën e ardhshme që i keni autorizuar USCIS-it. Edhe një vonesë e vogël e shkaktuar nga një alarm mashtrimi nga ana e kompanisë, mund t’i komunikohet USCIS-it si pagesë e refuzuar gjë që mund të çojë në refuzimin dhe kthimin mbrapsht të kërkesës apo aplikimit. Shtypni ose shkruani qartë informacionin në formularin G-1450, sidomos informacionin që lidhet me kartën e kreditit, sepse të dhënat e kartës së kreditit USCIS i fut në sistem në mënyrë manuale. Në deklaratën bankare të kartës së kreditit do të shfaqet “USCIS” pa asnjë informacion tjetër që lidhet me çështjen. Transaksioni përmes kartës së kreditit nuk do të tregojë numrin në njoftimin që çështja është pranuar për shqyrtim. Nuk ka tarifë ekstra për këtë alternativë pagese, pagesë që gjithashtu shmang nevojën për mandat-pagese për ata persona që nuk kanë çeqe personale. Gjithashtu, një pagesë me kartë krediti që refuzohet nuk pasohet nga detyrimi për t’i paguar bankës tarifë pagese.

Dokumentat e heqjes dorë nga pagesa e tarifave

Dokumentat e heqjes dorë nga pagesa e tarifave janë në dispozicion të atyre që nuk janë në gjendje të paguajnë tarifat e emigracionit. USCIS-i e aprovon një dokument të heqjes dorë të pagesës së tarifave në rast se ju tregoni qartë që nuk jeni në gjendje t’i paguani ato. Aplikanti duhet të paraqesë formularin I-912, Kërkesë për Heqje Dorë nga Pagesa (e Tarifave). USCIS-i do ta marrë në shqyrtim kërkesën për të verifikuar nëse personi që ka paraqitur kërkesën merr ndihmë ekonomike për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave ose nëse niveli i të ardhurave në familje dhe/ose vështirësitë financiare aktuale e kualifikojnë atë për të përfituar nga dokumenti për heqje dorë nga pagesa. USCIS-i ka liri të plotë veprimi në aprovimin ose jo të kësaj kërkese.

Mund të bëni kërkesë për heqje dorë nga pagesa nëse:

Ju vetë, bashkëshorti/ja juaj ose kreu i familjes që jeton me ju merr aktualisht ndihmë publike dhe agjensia që ka aprovuar ndihmën shqyrton të ardhurat dhe burimet e të ardhurave. Ndihmat ekonomike mund të jenë federale, shtetërore ose lokale. Në përgjithësi, nëse merrni një ndihmë e cila ju është aprovuar bazuar në të ardhurat që keni, ajo konsiderohet ndihmë ekonomike për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave.
Të ardhurat tuaja familjare janë në ose nën 150% të nivelit federal të varfërisë egzistues në kohën kur keni paraqitur kërkesën. Kontrolloni udhëzimet federale aktuale të varfërisë për këtë vit në Formularin I-912P.
Nëse aktualisht gjendeni në vështirësi financiare të cilat nuk ju lejojnë të paguani tarifat e emigracionit, përfshirë këtu fatura të papritura mjekësore ose emergjenca të tjera. Në formular duhet të përshkruani në mënyrë të detajuar arsyen e gjendjes së vështirë financiare si dhe duhet të paraqisni prova.  Mund të bëni kërkesë për heqjen dorë nga pagesa e tarifës për shumicën e aplikimeve, përfshirë këtu autorizimin për punësim (Formulari I-765), për rezidencë të përhershme/green card (Formulari I-485), Natyralizim (Formulari N-400), Grua e Rrahur nga Bashkëshorti ose VAëA (Formulari I-360), Njoftimin për Apelim (Formulari EOIR-29), Dokumentin e udhëtimit (Formulari I-131), Peticion për të Zgjatur ose Ndryshuar Statusin si Jo-emigrant (Formulari I-539)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco