Freskohet moti të hënë e të martë, priten shira në të gjithë vendin Lezhë, qershor 2019

Freskohet moti të hënë e të martë, priten shira në të gjithë vendin

07:35, 24/06/2019

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës  të cilat do të ifluencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot të  paqëndrueshëm.

E hënë, 24 qershor  2019: Fillimi i javës  do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   17/27°C 

Zonat e  ulëta  22/33°C

Zonat  bregdetare 24/31°C

E hënë, 24 qershor  2019. Kosova për ditën e Hënë dt 24 Qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime vranësira mesatare dhe rreshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 17°C  në mëngjes deri në 27°C  gradë Celcius në mesditë.

E martë, 25 qershor 2019: moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga rreshje shiu në  zonat malore. Era do të  jetë me drejtim  Verilindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   17/27°C 

Zonat e  ulëta  22/36°C

Zonat  bregdetare 24/34°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco