Si pritet të nisë java/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Si pritet të nisë java/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:34, 23/06/2019
A+ Aa A-

Një valë e rrezikshme të nxehti, si e quajnë ekspertët, mund të godasë Europën javën që vjen, dukë i shtyrë temperaturat në mbi 38 gradë celsius, sidomos nga e mërkura dhe e enjtja.

Përvëlimi që do të pushtoje kontinentin e vjetër është rezultat i një stuhie të grumbulluar mbi oqeanin atlantik dhe fronteve të presionit të lartë në Europën Qendrore dhe Lindore, që do të shtyjnë drejt veriut një rrymë ajri tejet të nxehte nga Afrika.

Kjo dukuri pritet të prekë edhe vendin tonë.

Por si parashikohet moti për ditën e nesërme, e hënë 24 qershor 2019?

RESHJET 

Nesër (e hënë dt.24), në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). 
Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme.

TEMPERATURAT 

Nesër (e hënë dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: 
në bregdet: 20 / 29 °C 
në vendet e ulëta: 21 / 30 °C 
në vendet malore: 14 / 27 °C 

ERA 

Nesër(e hënë dt.24) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco