Parashikimi i motit për sot, e premte 21 qershor 2019 Berat, qershor 2019

Parashikimi i motit për sot, e premte 21 qershor 2019

07:27, 21/06/2019
A+ Aa A-

Vendi do të ndikohet ditën e premte nga masa ajrore të nxehta e pjesërisht të paqendrueshme në verilindje, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. 

Moti do të mbizotërojë i kthjellët, me shtim vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht në verilindje, aty ku gjatë orëve të mesditës e pasdites do të ketë shtrëngata të izoluara. Në mbrëmje mot i kthjellët në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim Juglindje-Veriperëndim dhe valëzimi në dete i ulët.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 17°C deri në 30°C
zonat e ulëta 18°C deri në 35°C
zonat bregdetare 21°C deri në 34°C
Ju urojmë një ditë të bukur!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco