E hënë, priten reshje shiu në juglindje dhe verilindje Fole lejleku, Gjirokastër, qershor 2019

E hënë, priten reshje shiu në juglindje dhe verilindje

07:05, 17/06/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik me qëndër kryesore në detin Egje e cila do të sjellë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, 17 qershor 2019 moti do të jetë me kthjellime dhe  vranësira  mesatare deri të dendura në Juglindje dhe Verilindje ku do të pasohen nga rreshje shiu në orët e mesditës. Era do të  jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore   17/27°C 

Zonat e  ulëta  21/34°C

Zonat  bregdetare 21/33°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco