Ulje temperaturash dhe mundësi për reshje shiu/ Ja si pritet të nisë java

Ulje temperaturash dhe mundësi për reshje shiu/ Ja si pritet të nisë java

23:35, 16/06/2019
A+ Aa A-

Pasditen e sotme temperaturat pësuan ulje, ndërsa në Veri zonat Lindore pati dhe reshje.

Edhe java tjetër sjell kthjellime në zonat bregdetare, por rrebeshe shiu dhe stuhi të izoluara breshëri do të ketë gjatë pasditeve në zonat malore të Shqipërisë.

Javën tjetër moti do të karakterizohet nga e vranësira dhe reshje.

Ja parashikimi për nesër, e hënë 17 qershor, sipas IGJEUM:

RESHJET

Nesër (e hënë dt.17), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.17) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 29 °C

në vendet e ulëta: 21 / 30 °C

në vendet malore: 15 / 25 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.17) era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco