Temperatura në rritje dhe shtrëngata në disa zona/ Ja parashikimi i motit për nesër

Temperatura në rritje dhe shtrëngata në disa zona/ Ja parashikimi i motit për nesër

23:28, 14/06/2019
A+ Aa A-

Parashikimi i motit, e shtunë 15 qershor 2019, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

RESHJET

Nesër (e shtunë dt.15), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje, kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 20 / 35 °C

në vendet malore: 16 / 31 °C

ERA

Nesër (e shtunë dt.15) era do të vijojë të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco