VIDEO/ Arushi shqiptar po i gëzohet jetës së re në Gjermani

VIDEO/ Arushi shqiptar po i gëzohet jetës së re në Gjermani

08:30, 14/06/2019
A+ Aa A-

Arushi shqiptar Roko po gëzon jetën e tij të re në Gjermani. Një zhytje për t'u fresktuar në këto ditë të nxehta, në pishinat kudo rreth parkut të arinjve. Shihni pamjet e publikuara dje dhe ndiqni historinë e tij:

Ariu bojëkaf Rocco duket se do ta kalonte tërë jetën e tij në një uzinë ushtarake të braktisur në Shqipëri.  Ai ishte vjedhur nga pyjet e egra kur ishte këlysh dhe ishte mbyllur në një kafaz të ndryshkur e shumë të vjetër, ku me siguri do të vazhdonte mbijetesën në një mizori të vërtetë.

Pas 8 vitesh të gjata në këtë burg, më në fund për Roccon ka shpresë. Pronari i tij nuk mundi ta përballojë më dhe kërkoi një shtëpi të re për të.

Rocco ka vuajtur jashtëzakonisht gjatë 8 vjetëve të tij në robëri. Në pamundësi për të jetuar i mbyllur në kafaz nga vetë natyra e tij si një kafshë e egër që e do lirinë, Rocco kishte arritur të thyente thonjtë nëpër hekura dhe madje edhe kishte gërvishtur keq ato me dhëmbë duke qenë se ishte jo pak i stresuar.

Rocco i gjorë nuk ushqehej me asgjë tjetër veçse bukës thatë prej vitesh.

Pas një udhëtimi të gjatë ai u shpëtua nga Shqipëria më në fund dhe u dërgua në shtëpinë e tij të re ashtu si edhe luanët e kopshtit zoologjik të Tiranës të cilët pas udhëtimit të gjatë me makinë arritën të mbërrijnë në një vend të sigurt dhe me shumë kushte dhe njësoj edhe si arushi Dush i cili pati të njëjtin fat të mirë pas shumë vuajtjesh.  

Deri ditën e nesërme, Rocco do të qëndrojë në një kafaz të zakonshëm, në mënyrë që ngadalë të mësohet me jetën e tij të re.

Së shpejti ai do të jetë në gjendje të shijojë shtëpinë e tij të qetë, afër natyrës në Barrenëald Muritz.

Rocco mbërriti nga Shqipëria drejt Gjermanisë për një udhëtim i cili zgjati 45 orë.

Njoftimi është bërë në të gjitha mediat sociale të kompanisë e cila merret vazhdimisht me kafshët dhe kujdeset për të drejtat e tyre/F.H/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lushingabarbullushi14/06/2019 23:33

Edhe ay azil!

Shto koment

Denonco