Sonte nata e Shna Ndout/ Mijëra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

Sonte nata e Shna Ndout/ Mijëra pelegrinë kalojnë natën në Kishën e Laçit

23:08, 12/06/2019
A+ Aa A-

Mijëra pelegrinë i janë drejtuar sot Kishës së Shna Ndout në Laç në shenjë përulje, falenderimi dhe lutjeje për t’ju plotësuar dëshirat dhe për shendet të plotë për vete, familjarët e sidomos të sëmurët.

Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon në natën e 12 dhe 13 qershor. Për mbarvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forcat e policisë dhe pushteti vendor, të cilat kanë marrë një sërë masash.

Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli.

Lutjet në këtë vend të shenjtë i drejtohen shënjtorit Shna Ndou.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco