‘Studimi i së drejtës evropiane’, bashkëpunim rajonal në fushën e kërkimit shkencor

‘Studimi i së drejtës evropiane’, bashkëpunim rajonal në fushën e kërkimit shkencor

09:38, 10/06/2019
A+ Aa A-

Akademikë, studentë e profesionistë të së drejtës nga rajoni i Evropës Juglindore janë mbledhur këtë fundjavë në Tiranë në kuadër të projektit ‘Forcimi i Studimeve të së Drejtës së BE në vendet e Evropës Juglidore’.

Aktiviteti u organizua nga fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, i cili prej vitit 2011 është anëtar i rrjetit rajonal të Fakulteteve të Drejtësisë së Rajonit të Evropës Juglindore (South East European Law School, SEELS).

Lektorja e ‘Filozofisë së integrimit europian’, pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të UT, Majlinda Keta ka vlerësuar aktivitetin e organizuar në Tiranë si  një angazhim që siguron qendrueshmërinë 10 vjecare me një shumësi profilesh kontributore nga fusha e inovacioneve kurrikulare, kualifikimeve të stafit, bashkëpunimeve në rrjet të specializuar të profesoratit, fuqizimit të aftësive të përfitimit nga mundësitë që programe të ndryshme të asistencës ndërkombëtare japin për studentët dhe profesoratin.

‘Ky aktivitet i jep rëndësi  fuqizimit të konceptit të kërkimit shkencor në kuadër të sfidave kombëtare, rajonale , europiane të së drejtës sikurse dhe të fitimit të kompetencave të cdo aktori dhe faktori të jetës universitare për një universitet më cilësor dhe të konkurueshëm në hapsirën rajonale dhe europiane në fushën e së drejtës’, tha lektorja Majlinda Keta.

Aktiviteti kishte për qëllim promovimin e studimit të së drejtës së BE-së si dhe rëndësinë e zhvillimit të bashkëpunimit akademik e shkencor dhe shkëmbimit të njohurive mbi rregullime në sektorë të ndryshëm të vendeve të rajonit në analizë krahasimore me standartet e të drejtës së Bashkimit Evropian, në kuadër të rrugëtimit të përbashkët të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Nxitja e botimeve shkencore me qajse krahasimore në Revistën Shkencore të Rrjetit të Fakulteteve të Drejtësisë, SEE Laë Journal, u vlerësua veçanërisht e rëndësishme për të përmbushur këtë objektiv të rëndësishëm të hulumtimit dhe publikimit shkencor të mendimit juridik shqiptar në nivelin rajonal dhe kontributit në procesin e përafrimin e legjislacionit vendas me atë të BE-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco