Gati për plazh/ Ja parashikimi i motit për nesër

Gati për plazh/ Ja parashikimi i motit për nesër

23:37, 08/06/2019

I nxehti Afrikan është aktivizuar në kontinentin Europian i cili po jep impaktin e parë në territorin e Shqipërisë duke sjellë mot të stabilizuar dhe temperatura të larta.

Edhe dita e nesërme, sipas asaj që raporton IGJEUM , pritet të jetë me temperatura të larta që mbërrijnë deri në 32 gradë celcius.

RESHJET

Nesër (e diel dt.09), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më e mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre sot pasdite.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 20 / 31 °C

në vendet e ulëta: 19 / 32 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C

ERA

Nesër (e diel dt.09) era do të fryjë e lehtë, por deri mesatare në bregdet dhe në terrenet malore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment