VIDEO-FOTO/ TeleDoc mbërrin në Shqipëri!

VIDEO-FOTO/ TeleDoc mbërrin në Shqipëri!

23:39, 06/06/2019

Përmes aktivitetit zhvilluar në ‘Hotel Plaza’, ‘TeleDoc Albania’ prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të specializuar në mjekësi të përgjithshme, pediatri dhe mjekësinë e familjes.

Me një panel me mjekë të huaj dhe shqiptarë, pjesë e së cilit ishte edhe Presidenti i Teledoc Global Christian Brandstetter, ‘TeleDoc Albania’ prezantoi për të ftuarit aplikacionin që sjell në telefonin tuaj mjekë të specializuar dhe me një eksperiencë pune 15 vjeçare.

Nën moderimin e Dr. Laureta Malushit, mjeke pediatre, pedagoge në Universitetin e Mjekësisë dhe pjesë e ekipit të specializuar të mjekëve të TeleDoc Albania, aktiviteti prezantues u zhvillua në formë pyetje-përgjigjesh mes të ftuarve dhe panelistëve.

Pjesë e këtij paneli ishte edhe z. Tildi Çadri, përfaqësues i Postës Shqiptare, si bashkëpunëtor i ‘TeleDoc Albania’ në këtë projekt. Gjatë diskutimeve, ‘TeleDoc Albania’ njoftoi edhe hapjen e klinikës së parë, si dhe laboratorit brenda muajit qershor.

 ‘Teledoc Albania’ vjen në një kohë kur largimi i mjekëve nga Shqipëria është kthyer në një nga shqetësimet kryesore dhe të vazhdueshme të opinionit publik. Ofrimi i këtij shërbimi të ri për qytetarët ndërthuret me mundësinë që TeleDoc i ofron mjekëve të specializur.

Qindra mjek shqiptarë pritet të ftohen të jenë pjesë e stafit të ‘TeleDoc Albania’ për t’ju përgjigjur çdo nevoje shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco