Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Pa një çati mbi kokë, ja dhurata e kryebashkiakut për familjen në Vaun e Dejës

VIDEO/ Pa një çati mbi kokë, ja dhurata e kryebashkiakut për familjen në Vaun e Dejës

21:21, 03/06/2019
A+ Aa A-

Familja Zagora, në fshatin Kosmac, ka marrë një dhuratë të çmuar në përfundim të muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe në vigjilje të festës së Fitër Bajramit.

Bashkia Vau Dejës, së bashku me Vellezërit e Nënë Terezës do të rikonstruktojnë totalisht banesën e kesaj familje në fshatin Kosmac të Njësisë Administrative të Bushatit. 

Lajmin e bukur familjes me 5 anëtarë ia ka dhënë vetë kryebashkiaku, Zef Hila.

Kryebashkiaku Hila, u shpreh se së bashku me misionarët e Nënë Terezës kanë ndërmarrë një sërë inisitivash gjatë muajit të Ramazanit duke përcjellë shembullin e tolarancës dhe harmonisë mes besimeve fetare duke iu gjendur pranë familjeve në nevojë në të gjithë territorin e Bashkisë që ai drejton.

Familja Zagora, jetonte prej vitesh në kushte tejet të vështira. Pa një çati mbi kokë, me një banesë që vetëm emrin e ka të tillë, siç shihet edhe në videon e mëposhtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco