Klasa në Elbasan me vetëm 2 nxënës/ Gazetari nxjerr FOTON dhe ngre alarmin: Kanë ikur të gjithë

Klasa në Elbasan me vetëm 2 nxënës/ Gazetari nxjerr FOTON dhe ngre alarmin: Kanë ikur të gjithë

16:58, 03/06/2019
A+ Aa A-

Kanë ikur të gjithë. E gjithë rinia ka shkuar jashtë. Ky është alarmi që ngre gazetari Osman Stafa, teksa publikon foton e një klase në Njësinë Administrative Gjergjan, në Elbasn.

Edhe pse njësia në fjalë ka 5900 banorë, klasa e pestë e shkollës së fshatit funksionon vetëm me 2 nxënës.

Sipas asaj që shkruan gazetari, ky është alarm kombëtar.

Ja çfarë shkruan Osman Stafa:                  

Klasa e V-te, ne nje shkolle 9-vjecare ne Njesine Administrative Gjergjan, te Elbasanit. Nje klase vetem me dy veta, nderkohe qe numri i banoreve ne kete njesi eshte 5900.

Ky eshte alarm kombetar. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Cilat jane shkaqet e tkurrjes se popullsise?

Varferia, papunesia, ne qytete eshte edhe karriera dakord, por zonjat qe jetojne ne fshat nuk kane c'te investojne ne karriere. Por mbi te gjitha arsyeja kryesore e tkurrjes se popullsise mbetet emigrimi. Vetem nga kjo zone, kam informacione se rinia ka shkuar e gjitha jashte, ne kerkim te nje jete me te mire.

Kjo eshte e verteta uleritese, qe shpjegon sesi shqiptaret jetojne sot, sesi jane nga gjendja ekonomike, sa te lumtur jane dhe a duan te ikin nga Shqiperia, apo duan te jetojne ketu, sepse po ta mendosh, sipas disave, ketu rrogat jane me te larta se ne Gjermani.

Turp se cfare i bene ketij kombi. Ndikimi i drejtperdrejte ne tkurrjen e popullsise, nga politika, eshte po aq i tmerrshem sa edhe vjedhja e tokave shqiptare nga vendet fqinje.

Po, bertisni tani me flamuj partish ne duar, bertisni per kryetare partish, per vete partine, nderkohe qe flamurit kombetar po i iken nuri, sepse po i iken rinia, po i iken vitaliteti.

Luftoni se pari qe flamuri kombetar mos te bjere, pastaj mendoni per flamuj partish.

Shqiperia ne ditet e saj me te zeza. Zoti qofte me ne!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco