Komuniteti Mysliman publikon programin: Fitër Bajrami falet të martën në sheshin 'Skënderbej'

Komuniteti Mysliman publikon programin: Fitër Bajrami falet të martën në sheshin 'Skënderbej'

11:45, 03/06/2019
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi sot besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e martë, më 4 qershor, në orën 06:00 në “Sheshin Skenderbej”, Tiranë.

Gjithashtu bajrami do të falet në disa prej shesheve kryesore të qyteteve dhe nëpër xhami.

Programi fillon në orën 05:30 dhe mbaron në orën 6:15.

PROGRAMI I FITER BAJRAMIT
Data: 04.06.2019

Dita: E martë

Ora: 05:30 - 06:15

Vendi: “Sheshi Skenderbej”, Tiranë

Hapja e programit: 05:30

Lexim Kur’ani: 05:35, Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj

Fjala përshëndetëse: 05:40, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

Ligjëratë: 05:45, Nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli

Falja e Namazit: 06:00

Hytbeja: 06:05, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu

    Image

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco