FOTO/ 'Çmendet' moti në Elbasan, breshëri shkakton dëme të mëdha

FOTO/ 'Çmendet' moti në Elbasan, breshëri shkakton dëme të mëdha

20:44, 01/06/2019
A+ Aa A-

Moti i keq i shoqëruar me stuhi breshëri në rajonin e Elbasanit ka shkatërruar masivet me qershi, vreshta dhe ullishta në disa zona të rajonit.

Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanëeb” se janë dashur vetëm 30 minuta, që të shkaktohen dëme të mëdha në prodhim, ku dëme më të mëdha janë shkaktuar në Njësinë Administrative Labinot Fushë.

Ndërsa, dëme ka pasur dhe në njësi të tjera administrative të Elbasanit.

Autoritetet e zonës kanë vënë në dijeni për këto reshje dhe pasojat e saj edhe agjencin? rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes dhe bimëve  si edhe Shtabin e Emergjencave në Prefekturë, me qëllim verifikimin e dëmeve në terren.

Madje mësohet se breshëri ka dëmtuar shumë xhama makinash si edhe panele diellore.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco