ERTV dhe Manastirliu pushtojnë faqen facebook të maternitetit ‘Koço Gliozheni’

ERTV dhe Manastirliu pushtojnë faqen facebook të maternitetit ‘Koço Gliozheni’

12:00, 31/05/2019
A+ Aa A-

Kur edhe fiks një muaj na ndan nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, “ethet e fushatës” duket se kanë prekur edhe maternitetet.

Në faqen e Maternitetit “Koco Gliozheni” shpërndahen çdo ditë vetëm postime të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut dhe kryeministrit Edi Rama.

Fotot e mëposhtme tregojnë vetëm disa prej postimeve pro-qeveritare të bëra nga faqja, e cila përvjeçse për mjekësinë nuk flet.

Ndoshta vërtet të porsalindurit nuk kanë të drejtë vote, por prindërit dhe të afërmit e tij kanë dhe këtë gjë propaganda qeverisëse është kujdesur që ta shfrytëzojë më së miri.

Edhe pse faqja nuk është e verifikuar e me të njëjtin emër qarkullojnë disa në rrjetin e Facebook, sërish është në detyrën e “syve vëzhgues” që postime të tilla të mos publikohen në institucionet shëndetësore.

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco