Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Spanjollët 'mësyjnë' në Shqipëri, 1900 erdhën vetëm në prill

Spanjollët 'mësyjnë' në Shqipëri, 1900 erdhën vetëm në prill

09:28, 25/05/2019
A+ Aa A-

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri, në muajin prill 2019, janë 874.156. Krahasuar me prillin e vitit 2018, ky tregues rezulton me rritje 11,9 %. Në prill 2019, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 410.060 dhe krahasuar me prillin e vjetshë, ky numër është rritur me 16,6 %.

Në rapotin e INSTAT, "Lëvizjet e shtetasve, prill 2019", thuhet se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në katërmujorin e parë 2019 është 1.105.087, duke u rritur me 7,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në prill 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 124,2 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Mali i Zi me 3,2 %.

Në katërmujorin e parë 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Zvicra ka pasur rritjen më të madhe me 29,5 %, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Kosova me 6,4 %.

 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tironci25/05/2019 12:49

Askush nuk e thote kto qe vin a e perserisin mo turizmin? Ministria kimikut i ka ndore listat e hyrje daljeve dhe kurr se japin kte karakteristike.

Shto koment

Denonco