Temperatura në rritje dhe diell/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

Temperatura në rritje dhe diell/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

23:33, 24/05/2019
A+ Aa A-

Temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme.

Sipas asaj që raporton IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, dita e nesërme do të karakterizohet nga mot i ngrohtë, me termometrin që do të regjistrojë deri në 23 gradë në vendet e ulëta.

Edhe në zonat malore, temperaturat pritet të arrijnë deri në 21 gradë celsius.

RESHJET

Nesër (e shtunë dt.25) priten reshje të dobëta. Reshjet do të arrijnë deri në lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 22 °C

në vendet e ulëta: 14 / 23 °C

në vendet malore: 8 / 21 °C

ERA

Nesër (e shtunë dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco