Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Shqipëria primitive: 70% të familjeve nuk kanë internet

Shqipëria primitive: 70% të familjeve nuk kanë internet

11:34, 24/05/2019
A+ Aa A-

Vetëm 1 në tre familje shqiptare ka akses në internet, thonë të dhënat më të fundit të Eurostat, që veç të tjerash ofrojnë edhe një bazë të mire krahasuese me vendet e tjera, të cilat kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Pikërisht krahasuar me to, Shqipëria është e fundit. Për vendet e tjera, norma e aksesit të familjeve në internet është bindshëm më e lartë, madje përtej nivelit të 60% për të gjitha vendet, shkruan Scan.tv. Mjafton të themi që në vend të dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina me një normë në 60% për të ilustruar se sa mbrapa është vendi ynë në këtë drejtim. Edhe në vitin 2012 vendi ynë ka qenë i fundit në rajon, me një normë në 14%.

As 7 vite më parë, aksesi në internet i fqinjëve tanë nuk ka qenë dot në nivelet që Shqipëria është sot. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian sa i përket aksesit të familjeve në internet ndërkohë, fiksohet në rreth 90%.  Jo e njëjta gjë vlen për sipërmarrjen. Përqindja e sipërmarrjeve në vendin tonë që raportojnë se e përdorin internetin fiksohet në rreth 97%, aq sa është edhe mesatarja e Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco