Shi dhe shtrëngata/ Ja qarqet me sasinë më të lartë të reshjeve

Shi dhe shtrëngata/ Ja qarqet me sasinë më të lartë të reshjeve

23:24, 20/05/2019
A+ Aa A-

Edhe e marta, 21 maj 2019, nuk do të ketë asnjë ndryshim sa i përket motit, krahasuar me ditët që kemi lënë.

Reshjet e shiut do të prekin çdo qark të vendit, ndërsa sipas asaj që raporton IGJEUM, në qarqet Shkodër dhe Lezhë sasisa e reshjeve do të jetë më e lartë.

Sa i përket temperaturave, maksimalja do të shënohet në bregdet me 21 gradë, ndërsa ajo minimale në vendet malore me 7 gradë.

RESHJET

Nesër (e martë dt.21) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Durrës dhe Lezhë dhe të dobëta në qarqet e tjera.

Reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht intensive në Shkodër dhe Lezhë dhe deri në lokalisht mesatare në shumë qarqe të tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate, veçanërisht në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.21) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 20 °C

në vendet malore: 7 / 17 °C

ERA

Nesër (e martë dt.21) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco